Publikuar me datën: Mon, Apr 4th, 2011

“Nën hije, zgjedhjet koktejësh dhe politikat pa kryp“

“Nën hije, zgjedhjet koktejësh dhe politikat pa kryp“

Vdiq koha e bajraktarëve, po bien edhe maskat e dreqërve,sot fronin kanë vizionarët sëbashku me popullin.

Nuk është një aprilli që të gënjejmë e të na falet, por është ditë e zakontë që duhet të jemi të sinqertë për cështjet që kemi lënë pa mbaruar.

Historia e shtetit të Maqedonisë, ka  kaluar mbretëri, federata, dhe  gjithmonë si popull kemi qenë në politikat shfarosëse dhe diskriminuese.
Dekada me radhë, forma e organizimit shtetëror dhe regjimeve politike u ndryshuan disa herë, por ideja sllaviste e “shtetit për një komb”-mbeti I njetë.
Me të njetën ideologji komuniste, autoritetet Maqedonas po bëjnë trysni e malltretime mbi popullin tonë.Synimi I tyre drejt një “ Shteti Unik”-  një kombi, prekën në mënyrë mizore, ofenduan dhe lënduan rrënjët shqiptare .

Në konventën ndërkombëtare, 18 janar 1994, Maqedonia pranoi dhe vulosi kërkesën e popullit.Kërkesë kjo, që mos të diskriminohen etnitetet tjera në sferën ekonomike, kulturore, sociale, politike, racore, fetare, gjuhës etj.Megjithë atë, edhe kjo konventë si shumë marrveshje tjera përfshirë edhe ajo e 2001-shit,historikisht mbetën në teori të pandryshuara ,por në praktikë dikskriminimi dhe padrejtesitë vazhduan .

Maqedonia prej pavarsisë së saj, nuk karakterizohet më ndonjë shembull të mirë që duhet përmendur, përpos si “ Shtet I korruptuar nga vetë funksionerët Politik “. Eshtë një shtet Etnoegoist , shtet më një burrështetas narcizoid , me një njeri që në cdo paraqitje të politikave të tij në media karakteri I tij jo intelektual prekë gjithë opinionin. Në këtë rast,  “Maqedonia”  është  “ Shtet pa Shtet “. Shkak ky që,  “Shteti “ në plotë kuptimin e fjalës nuk egziston. Shkak ky që,  “ Zëri i Popullit “ u fundos pershkak diskriminimit dhe thyerjeve të të drejtave njerëzore.
“ Zëri I Popullit “ është vula vendimtare në një shtet demokratik, por jo edhe në Maqedoni!
E them këtë se, fakt është që me këtë shtet udhëheqin grupet oligarkësh,grupe tiranian,që dekada me radhë vet sytë e nënave tona, janë dëshmitarë të dhunës e malltretimit që iu bënë bijëve të tyre.
Vallë, i thuhet “Shtet Demokratik “ një vendi që diskriminon kulturën, etnitetin,religjionin, dhe jetën e lirë të cdo kujtë?!
Por këto fakte, ashkush nuk mundet të i kundërshton, shkaku se ska argumente më të forta nga këto vepra mizore që na bënë.Skanë argument më të fortë nga djemtë tanë që I vranë para syve të popullit.Skanë argument më të fortë nga malltretimet e bastisjet që iu bënë vetëm shtëpive shqiptare,e jo edhe atyre shtëpive Maqedonase.

Diskriminimi ekonomik- gjatë procesit të Denacionalizimit,shqiptarët u diskriminuan nga shteti,por edhe me ligj nuk arritën të marin hisen cka u takon.
Fondet e parapara që BE-ja i dorezoi për investim komunash ku ka nevojë,autoritete maqedonase në dimenzion disproporcional të buxhetit,padrejtësishtë punuan, ku më tepër investuan në komunat Maqedonase.
Diskriminimi kulturorë – ndalimi i përdorimit të flamurit tonë kombëtarë si dhe simbolet tjera që identifikojnë kombin tonë shqiptarë.

Shumë marrëveshje u bënë, “Marrëveshje nëncmuese” për kombin tonë.Përfaqësuesit tanë shpeshë herë uleshin në tavolinë të bisedimeve.Por ata vetëm e pinin kafen e mëngjesit dhe me hedhjen e  “zareve” luanin me fatin e popullit .Gjithnjë në këtë lojë të tillë, ne mbetëm humbës.

Shpresa më e pakuptimtë ishte “Marëveshja e 2001”.
Marrëveshjen e 2001-shit, e quaj “Marrëveshje e shitur” .Qëllimi ishte,paqja dhe stabiliteti, por tani po shihet se qëllimi paska qenë konflikti i vazhdueshëm ndëretnik.
Marrëveshje, gjoja na u ngjallën shpresat për një epokë të re, drejtë demokracisë e mirkuptimit shumëtnik.
Prej 2001- 201,1 përplot një dekadë shpresuam se konflikteve ndëretnike do ju vie fundi.
Por kot ishte! Ujku me qengjin ,s’jetojnë dot bashkë. Por prapë sllavët dolën fitimtarë, ndërsa populli ynë doli më humbës se kurrë.Kot bëmë marrëveshje, për të drejtat tona që u garantuan me ligj për vetëvendosje dhe vetëqeverisje në të gjitha institucionet shoqërore dhe politike, por në praktikë asgjë nuk u realizua dhe nuk funksionoi ashtu sic u bë marrëveshja.

“Marrëveshja e majit 2007”, ishte politikë marketingu, ishte ironi ndaj nesh,nën pretekstin se është vetëm “ëndërr që të jetojmë të barabartë” , në këtë  shtete te padrejtë.
Kjo ishte një klimë e favorshme për ata, e jo edhe për ne.
Partitë politike luanin “kokafshehtas” me popullin tonë. Kurdo hynin dhe kurdo dilnin nga qeveria.Sikur të ishte ndonjë cajtore ku penzionerët ndërrojnë ide e mendime, për lojë xhokerash “Lojë mastrapallesh”……

Mbas kësaj,erdhi loja e radhës ajo e “Marrëveshjes së Marsit 2008”. Një marrëveshje “Bixhozi (biznesi) të përbashkët” !
Marrëveshje këto, që do rrezonin “Marrëveshjen e 2001-it” .Marrëveshje nëncmuese.Nëncmuese ndaj atyre që flijuan jetën,ndaj gjakut të dëshmorëve që dhanë jetën për liri dhe të drejtat tona. E si ju o “vëllezër”, me cfarë të drejte po shkelni mbi gjakun e dëshmorit?!!

Padrejtësitë që na u bënë : Në vend të ligjit për amnesti,kemi burgosje masive të ish ushtarëve të UCK-së. Në vend të paqes dhe sigurisë së garantuar u përdor dhuna dhe malltretimi. Në vend të  “Lirisë së premtuar”, jeta e shumicës shqiptare edhe atyre luftëtarëve u bë pjesë e tragjedisë së ngjajshme, me burgun famëkeqë, sikur i  një  “alkatrasit të mallkuar”. Një vend i errët, një burg i keqë ku vriteshin mizorisht njerëzit e burgosur. Ashtu edhe me shqiptarët u sollën,në të njejtën mënyrë,pikërisht në burgjet ku vuajtën dënimin.

Nga tradhëtarët dhe grabitqarët ske shpëtim!!!!.

Maqedonia ka një kushtetutë në favor të maqedonëve, dhe po kjo llojë kushtetute,vite me radhë është shëndrruar në gjeneratorë të konflikteve të vazhdueshme.Prandaj, populli nuk do të lejojë, që vullneti i tij të nëpërkëmbet dhe ti  imponohet të jetojë nën diktaturë.

Gjyqi në një shtet, ka fuqi të së drejtës dhe vendimtare, për të gjykuar punët e padrejta. Por te ne edhe gjyqi është i korruptuar.Në Maqedoni fjalën vendimtare e ka qeveria, ajo cka thotë ashtu bëhet.
Në një shtet, ku nuk funksionon gjyqi për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut, ai shtet nuk quhet “Shtet i Maqedonisë”  por  ” Shtet i VMROS’ë “!
Këto janë përcarjet ndërpartiake,që ndihmuan Gruevskin që të burgosë dhe malltreton popullin tonë. Pazarllëqet partiake sollën gjer tek ky injorim i paskurpullt.

Partitë e më hershme shijuan qeverinë, pjesërishtë punuan , premtuan, realizuan, dicka bënë e shumëcka nuk bënë !
Premtimet – “Nëse edhe një herë marrim mandatin nga populli, do të zyrtarizojmë gjuhën shqipe, do të rregullojmë statusin e deshmorëve të kombit,do ti lirojmë gjithë të pafajshmit nga burgu sllav, do i japim fund varfërisë tek shqiptarët në maqedoni, do punësojmë mijra persona të papunë”.

Duam veprime të realta për cështjet e pambaruara të kombit tonë….!! E jo fjalë të kota !
Cfarë punësime? Punësuan njerëzit me antarsi të partisë së tyre, ndërsa të tjerët i larguan nga vendet e punës!

Mediat ishin dëshmitarë, ku shfaqën të tëra ato padrejtësi që u bënë në këtë shtet. Por tani edhe Mediat janë të cenuara nga vetë qeveria dhe keqëtrajtohet qarkullimi i lirë i informimit mediatik.

Gabimet në popull, nuk ju falen askujtë.

Në këtë shkrim ua rikujtova shumë padrejtësi që na u bënë. A thua Maqedonia,cfarë realizoi nga kushtet e kërkuara të BE-së?!
Vallë, kështu do e pranon BE-ja?
Me keto punë të padrejta,dëshiron Maqedonia të integrohet në një bashkësi paqësore?!!!!
Kjo nuk i ngjanë, një shteti si ky, të pretendoj për anëtarësi në BE!!!
Shtet që praktikon diktaturë! Për një shtet të tillë,të padiciplinuar, nuk ka vend në UE!
Pa heqjen e diskriminimit dhe përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave të garantuara me ligj, ” Shteti i VMROS’ë ” vetëm në ëndërr mundet ta ndjenë veten pjesë e NATO-s dhe EU-së!!
Evropa me shumë vështirësi, arriti paqen dhe më shumë mund arriti të i grumbulloje gjithë ata që kanë nevojë për UE-në. Por si duket Maqedonia nuk paska nevojë për UE-në, sepse ideologjia dhe synimi i VMROS’ë, vrasin largë !Visioni i tij kishte qenë  “mision vrasës”!!

Pamë, se një histori të ngatërruar pati ky shteti ynë. Sikur të ishte “ Vend i Nemun për Popujt“, një vendë i pakompromistë.

Nga mediat televizive ndjekim se, nga shumë anketa të organizatave joqeveritare, kohë pas kohe, pasqyronin rezultate të lëkundshme për rejtingjet partiake. Dhe asnjë rezultat nuk doli ë favorshëm.

Pluralizmi politik, ka ngërthyer dhe ka kalpuar këtë shtet kaq të vogël.
Cdo kush po formon parti. Më duket se vetëm edhe mua më ka mbetur që në zgjedhjet e ardhshme të konkurojë me parti të re.
Ku i dihet, mbase, ndoshta fitoj!
Por është një problem serioz, kur e di veten që nuk jamë e kompletuar dhe e gatshme, nuk marë iniciativën të formoj parti. Shembull i  “disave”, që po dalin më parti të re dhe me besim absolut për fitore !

As edhe vetë analistët politik, nuk po munden të përgjigjen saktë kush, cka , si do rrjedhin ngjarjet në të ardhmën! Shkaku se po na përcjell një “Lojë aleancash”, pa pritë po krijojnë “Rrjete partiake”, ku askush nuk po ja u din fijën ku e kanë.

Tani që zgjedhjet e parakohshme po trokasin në portën e popullit. Populli ka mbetë skeptik. Besimi i thyer vështirë është të kthehet në gjendjen e besimi të mëparshëm.

Tani pres, se cili është aktori i rradhës që do shkelë skenë politike, dhe cfarë do na ofron? Drejtësi, liri dhe një ardhmëri të sigurtë, apo sërisht  “meselja” e vjetër do të përsëritet?!!!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close