Publikuar me datën: Wed, Apr 20th, 2011

“Luftë greko-shqiptare” në parlament grek

Athinë, – Një episod i fortë debatesh ndodhi në Parlamentin grek mes anëtarit të partisë së ektremit të djathtë LAOS, Andonis Georgiadis, dhe kryetares së Këshillit të shoqatave shqiptare të Greqisë, Flutura Tafilaku, njofton Balkanweb.

Në takimin e Komitetit për çështje të migracianit, deputeti Georgiades, që është edhe anëtar i këtij Komisioni, përdori tone të larta, kur zonja Tafilaku me ironi kërkoi fjalën të sqaronte deputetin në fjalë për numrin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.

Gjithçka nisi kur Georgiades deklaroi: “Unë ju pyes a keni ndonjë përshtypje për numrin e shqiptarëve në Greqi, gjë që nuk e di, pasi këtu çdo ditë kalojnë kufirin mijëra shqiptarë, të cilët riatdhesohen prapë. Jemi duke folur në Parlamentin grek dhe nuk ka vend për ironi ” – tha ai në përgjigje të zonjës Tafilaku.

Presidentja e Këshillit të Shoqatave shqiptare të Greqisë, deklaroi: “Ne jemi 700 000 shqiptarë në Greqi.
Përse nuk e dini ju zotërinj? Ne duam të na ndihmoni. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë shumë për ekonomisë greke. Ne paguajnë taksat dhe sigurimet. Ne kemi ndërtuar Greqinë, kemi mbajtur fëmijët dhe prindërit tuaj. Sigurimet shoqërore në Greqi ekzistojnë për shkak të shqiptarëve”

Ngritja e problemit të sigurimeve shoqërore shkaktoi sërish reagimin e anëtarit të LAOS-it Andonis Georgiadis, i cili u përgjigj: “Sigurimet Shoqërore (IKA) kanë ekzistuar që nga viti 1936, nuk i keni krijuar ju. E pranoj kontributin tuaj, por IKA ka ekzistuar 60 vjet më parë. Gjithashtu para se ju të vinit në Greqi, kemi pasur fëmijë e prindër dhe jemi kujdesur vetë për ta”

Sipas mediave greke, znj Tafilaku duke përfunduar tha se “Greqia dhe Shqipëria ndajnë afërsisht të njëjtën histori”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close