Publikuar me datën: Sat, Jul 16th, 2011

“Kufi elektrik” mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë, 16 korrik – Shefja e ekipit dialogues nga Kosova, Edita Tahiri, është optimiste se më 20 dhe 21 korrik, me ndihmën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper, do të arrihen edhe katër marrëveshje të reja me palën serbe. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka paralajmëruar se në “pakon e re”, pritet  të hyjnë marrëveshjet për telekomunikacionin, energjinë, tregtinë e lirë dhe regjistrat kadastralë. Nëse pala serbe pajtohet me propozimmarrëveshjet që tashmë janë përgatitur, atëherë shteti serb do të hyjë në obligime për t’ia kompensuar borxhet që ia ka shkaktuar Kosovës, për afro 12 vjet rresht, përmes shfrytëzimit të linjave të transmisionit energjetik.

Zv.kryeministrja Tahiri, nuk ka saktësuar se sa është vlera e dëmit të shkaktuar deri më të tani nga shteti fqinj, por ka thënë se shifrën e saktë do ta nxjerrë një ekip i veçantë i ekspertëve të fushës së energjetikës.

“Parallogaritë e dëmeve janë bërë por aktualisht është duke punuar një ekip i ekspertëve të kësaj fushe, në mënyrë që të dalim me shifra të sakta. Mirëpo, bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, që Serbia do ta ketë për obligim që t’ia kthejë Kosovës si kompensim”, ka theksuar kryenegociatorja Tahiri.

Në kuadër të projektmarrëveshjes për energji, sipas saj, është paraparë një plan edhe për çështjen e pagesës së energjisë elektrike nga një pjesë e konsumatorëve serbë, të cilët nuk i kanë kryer obligimet ndaj KEK-ut, që nga paslufta.

“Sipas KEK-ut, humbja është 2 milionë euro në muaj, përkatësisht 24 milionë euro në vit”, ka thënë Tahiri, duke e pranuar se aktualisht nuk është qartësuar nëse konsumatorët do ta kthejnë borxhin apo do të jenë korporata energjetike e Serbisë, ajo që do ta bëjë kompensimin e dëmit.

Personalisht, më të arsyeshme e ka parë që borxhin ta kthejë kjo e fundit.

“Unë besoj se këto pagesa duhet t’i kthejnë ata që i kanë marrë, sepse KEK-u ka furnizuar me energji ndërsa paratë i ka marrë korporata e Serbisë”, është shprehur ajo. Çka është më esenciale, sipas saj, përmes një marrëveshjeje të tillë, do të vendosej kufiri elektrik mes dy shteteve.

“Ai kufi nuk ka ku tjetër të jetë pos në kufirin ndërshtetëror Kosovë-Serbi dhe do të jetë në harmoni të plotë me parimet e Traktatit të Athinës për energjinë”, ka shpjeguar ajo.

Synim tjetër i palës vendëse është që “ta bindë” ekipin homolog të hyjë në marrëveshje për ndërprerjen e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse serbe. Me çështjen e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sipas saj, do të merret një grup trepalësh i udhëhequr nga BE-ja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close