Publikuar me datën: Sun, Sep 5th, 2010

“Katari do ta njohë Kosovën para Asamblesë së Përgjithshme”

Katari do të jetë shteti i radhës që do ta njohë pavarësinë e Kosovës në fillim të javës së ardhshme, kanë bërë të ditur burime të “Kohës Ditore” të shtunën. Vendimin për këtë pritet t’ia komunikojë kryeministrit Hashim Thaçi vetë mbreti i këtij shteti, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.
“Tashmë jemi siguruar që Katari do ta njohë pavarësinë e Kosovës para se të nisë punimet sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë, në kushte anonimiteti. “Kredencialet do t’i dorëzohen kryeministrit Thaçi”.
Me ftesë zyrtare të mbretit të këtij shteti, kryeministri Thaçi do të jetë të dielën në Katar. Burimet e gazetës kanë bërë të ditur se kryeministri Thaçi ka udhëtuar të shtunën për në Turqi, dhe nga atje të dielën do të niset për në Katar. Ndërkaq për vizitën bërë këtij shteti ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Zyra për informim e Qeverisë.
“Me ftesë zyrtare të mbretit të Katarit, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Katar. Me këtë rast kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me mbretin e Katarit dhe me autoritetet e tjera të larta shtetërore të këtij vendi”, theksohet në komunikatë. “Vizita zhvillohet në kuadër të aktiviteteve lobuese për njohjen e shtetit të Kosovës, në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.
Nga Katari kryeministri Thaçi do të udhëtojë për në Nju-Jork, ku bashkë me presidentin Sejdiu do të udhëheqin delegacionin shtetëror të Kosovës në kuadër të angazhimeve diplomatike për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close