Publikuar me datën: Fri, Mar 19th, 2010

“Hyjnesha në fron” i frikësohet Serbisë

Prishtinë, 18 mars – Institucionet kosovare i kanë thënë “jo”, ekspozimit jashtë vendit të “Hyjneshës në fron”, njërit prej eksponateve arkeologjike më të vlefshme të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Eksponati i vetëm i kthyer nga Serbia më 2002 me ndërmjetësimin e Michael Steiner, përfaqësuesit special i sekretarit të përgjithshëm, ka qenë e paraparë të ekspozohej në Angli në verë të këtij viti. Ministria e Kulturës dhe Muzeu i Kosovës, kanë refuzuar ftesën që është bërë për ekspozimin e “Hyjneshës…”, në kuadër të ekspozitës “Unearthed”, në Qendrën për Arte Vizuale të Sainsbury. Drejtori i Muzeut të Kosovës, si shkas për këtë vendim përmend edhe frikën nga shteti fqinj.
“Serbia mund ta bëjë problem ekspozimin e eksponatit të ‘Hyjneshës në fron’. Mund të kërkojë t’i bëhet kthimi pasi që është marrë nga atje në vitin 2002. Me ekspozimin e saj, Serbia mund të shfrytëzojë rastin ta kërkojë atë nga Anglia”, citon sot “Koha Ditore” Arbër Hadrin.
Për Ministrinë e Kulturës, me kalimin e kufirit të Kosovës, “Hyjnesha…” rrezikohet.
Vendimi i institucioneve kosovare ka zhgënjyer asistentin e drejtorit të “Sainsbury Institute for the Study of Japanese Arts and Cultures”, Simon Kaner. Në një letër dërguar kreut të MKRS-së, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe “Koha Ditore”, Kerner përmend edhe listën e mediave më me nam në botë ku ai tashmë ka promovuar ekspozimin e “Hyjneshës në Fron”, si eksponati numër një i ekspozitës “Unearthed”.

Arbër Hadri ka thënë se me “Hyjneshën në fron” nuk është koha për të rrezikuar.
“Nuk ka mundësi që ‘Hyjnesha në fron’, të marrë pjesë në atë ekspozitë. Ne nuk e shohim të arsyeshme të rrezikojmë”, ka thënë Hadri.
Asistenti i drejtorit të “Sainsbury Institute for the Study of Japanese Arts and Cultures”, Simon Kaner, nuk e ka pritur mirë vendimin e Hadrit.
Me një letër zhgënjyese ai i është drejtuar ministrit të Kulturës, Valton Beqiri, e të cilën ia ka përcjellë edhe drejtorit të Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, dhe kryetares së Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore, Edi Shukriu.
“Po ju shkruaj për të treguar zhgënjimin tim të thellë, ndaj përgjigjes që kam marrë nga Arbër Hadri ndaj kërkesës sonë për të huazuar “Hyjnesha në fron” nga Muzeu i Kosovës. Unë e kam promovuar “Hyjnesha…”, si eksponatin më domethënës të ekspozitës, duke dëshiruar që me atë të prezantoj peripecitë me të cilat përballet trashëgimia kulturore e Kosovës, duke ditur se vetë ‘Hyjnesha…’, ka qenë njëri nga eksponatet që ishte mbajtur në Muzeun Nacional të Beogradit”, shkruan Kerner në letrën e tij.
 Në anën tjetër Ministria e Kulturës, e përkrah plotësisht vendimin e Hadrit.
“Qëndrimi i Arbër Hadrit në lidhje me këtë çështje është një qëndrim institucional. Në këtë kontekst, Hadri ka vepruar me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat e tij”, ka shpalosur qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës, Arbërore Riza, zëdhënëse dhe këshilltare e ministrit të Kulturës, Valton Beqiri. Ajo ka shtuar se para se Kosova të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtarë, “Hyjnesha në fron”, nuk do të rrezikojë të largohet nga Kosova. Por, Riza nuk ka përmendur se nga kush rrezikohet po qe se ky eksponat del jashtë vendit.
“Nuk mund ta parashikojmë e as ta paragjykojmë rrezikun e përvetësimit të thesarit tonë arkeologjik nga një palë e tretë. Por, në çfarëdo rasti, për vlerat e jashtëzakonshme, me të cilat identifikohet trashëgimia kulturore e Kosovës, e tillë si është edhe “Hyjnesha në fron”, para se të ekspozohen jashtë vendit duhet të krijohen garanci përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Riza.
Duke u nisur nga pamundësia e huazimit të “Hyjnesha në fron”, Arbër Hadri ka thënë se organizatorëve të ekspozitës “Unearthed”, ku është paraparë të ekspozohen eksponate të kohës së Neolitit, u ka bërë një tjetër ofertë. Ai ka ofruar eksponate të tjera të po kësaj periudhe.
“Ne do të gjejmë modalitetet e prezantimit të Koleksionit të Neolitit të Kosovës, të cilat i kanë të njëjtat veçori prezantuese sikurse “Hyjnesha në fron” (edhe këto eksponate quhen Hyjnesha) dhe i takojnë të njëjtës kulturë – 3.500 p.e.r, për të cilat mendoj se do të jenë mjaft reprezentative të kohës së neolitit, pasi që kultura e Neolitit në Kosovë është ndër më prezantueset në rajon e më gjerë”, thuhet në letrën elektronike që Arbër Hadri kishte dërguar tek organizatorët e ekspozitës.
Mirëpo, një ofertë e tillë duket se nuk u ka pëlqyer organizatorëve të “Unearthed”.
“Kam përshtypjen se eksponatet e tjera të ofruara nga Arbër Hadri nuk do ta kenë ndikimin e njëjtë me atë të “Hyjnesha në fron”. Ne pranojmë vlerën e pafund kulturore që ka ‘Hyjnesha në fron’, por ndoshta ju intereson të dini se 200 mijë njerëz kanë vizituar dy ekspozita të tilla paraprake të mbajtura muajt e kaluar në Londër”, shkruan në letrën e Karnerit drejtuar ministrit Beqiri.
Simon Karner, ia ka bërë me dije palës kosovare se në mediat më në zë në botë ka paralajmëruar ekspozitën e artefakteve në Angli, ku si kryesorja do të ishte “Hyjnesha në fron”.
“Si pjesë e projektit të nisur ne kemi pasur artikuj për ekspozitën në mediat më prestigjioze si: ‘International Herald and Tribune’, ‘The Neë York Times’, ‘Daily Telegraph’ dhe ‘Japan Times’. Si rezultat i kësaj shumë organizata japoneze kanë shprehur interesim për trashëgiminë kulturore të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera në letrën e tij, Karner, duke kërkuar nga ministri Beqiri të ndikojë për të ndërruar mendje.
Por, nga ana e MKRS-së është bërë e ditur se përkundër interesit që ka Kosova për prezantimin e eksponateve me vlerë, paraprakisht për t’i dërguar ato jashtë vendit duhet të plotësohen disa kushte.
“MKRS dhe Muzeu i Kosovës kanë vullnet dhe gatishmëri për ekspozimin e thesarit tonë kulturor arkeologjik në ekspozita të ndryshme me karakter promovues ndërkombëtar. Megjithatë, për diçka të tillë, paraprakisht, duhet të krijohen kushte adekuate, të cilat nënkuptojnë, gjithashtu, edhe garancinë e plotë për sigurinë e këtyre eksponateve”, ka thënë Arbërore Riza.
Në Beograd që nga viti 1999 gjenden edhe 1247 eksponate të Kosovës, kurse vetëm “Hyjnesha në fron”, kishte arritur të kthehet në Kosovë në vitin 2002. 

Faleminderit për rekomandimin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close