Publikuar me datën: Fri, Jun 25th, 2010

“Garda e Car Lazarit” fyu institucionet e Kosovës

Prishtinë, 25 qershor – Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, hyrjen e pjesëtarëve të “Gardës së Car Lazarit” në territorin e Kosovës e kanë quajtur falimentim institucional, shkelje të Kushtetutës dhe fyerje për shtetin dhe institucionet e saj.

Ata këto vlerësime i bënë në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën po shqyrtohen disa projektligje.

Dje një grup prej 30 serbëve të vetëquajtur “Garda e Car Lazarit”, ka hyrë në pikën kufitare në Jarinje të Leposaviqit duke u futur me dhunë në territorin e Kosovës. Pohohet se policia kufitare me këtë rast ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, që t’i zbraps këta, ndërkohë që raportohet se ishin të armatosur.

Naser Rugova, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), tha se hyrja e kësaj garde në pikë të ditës, në kohën kur për siguri janë përgjegjës Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, është fyes dhe menjëherë vjen pyetja se kujt i shërben kjo qeveri dhe për kë punon.

Nëse një grup i tillë njerëzish hyn në territorin e vendit në pikë të ditës, atëherë çfarë mund të bëhet natën me kontrabanda e krime të ndryshme, pyeti Rugova.

“Edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po na thonë kohëve të fundit që në Kosovë nuk ka siguri për biznes. Kjo çështje nëse ju duket humor Qeverisë që në pikë të ditës hyjnë njerëz të tillë atëherë (shtrohet pyetja) deri kur më kështu. Kjo nuk është qeverisje…nuk e di si keni fytyrë të dilni para popullit dhe të flisni për fontanë dëshirash”, tha ai.

Edhe Ibrahim Gashi nga Aleanca Kosova e Re (AKR), kërkoi nga Qeveria që të jetë më dinamike në punën e saj dhe të punojë në të mirë të qytetarëve të vendit, e jo siç tha ai të ketë zhvillime negative.

Ndërkaq, Melihate Tërmkolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i referuar çështjes së regjistrimit të popullsisë, tha se Qeveria jonë jo vetëm që keqmenaxhon por është edhe shumë e padijshme.

Ndryshe, Kuvendi gjatë punës në seancën e sotme ka në rend të ditës shqyrtimin e parë të disa Projektligjeve dhe plotësimin e tyre, sikur edhe shqyrtimin e dytë të disa të tjerave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close