Publikuar me datën: Tue, Jul 26th, 2011

“E respektova Kushtetutën, asgjë e jashtëzakonshme”

Kryeministri Hashim Thaçi iu drejtua qytetarëve të Kosovës, duke arsyetuar vendimin për aksionin e policisë në veri të vendit për të futur nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Ai tha se vendimi nuk ishte i lehtë, por shtoi se nuk do ta priste përjetësisht cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial nga Serbia.

Për më tepër, kryeministri Thaçi tregoi se e ruan partneritetin me ndërkombëtarët, por para kësaj ai ka një obligim tjetër.

“Unë e kam thënë se partneritetin me ndërkombëtarët duhet ta ruajmë si sytë e ballit, por Kushtetuta është e shenjtë për mua dhe kolegët e mi”, ka thënë në fjalimin e tij kryeministri Thaçi.

“Mbrëmë njësia speciale e policisë është autorizuar për fillimin e veprimeve konkrete për vendosjen e rendit dhe ligjit në pikat kufitare 1 dhe 31. Veprimi i ndërmarrë mbrëmë në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si mënyrë e nxitur dhe provokim. Veprim është marrë për vendosjen e rendit në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Kryeministër ka shpreh admirimin për profesionalizimin dhe angazhimin e policisë.

“I përgëzoj për përkushtimin e tyre personal dhe institucional për përmbylljen e misionit për vendosjen e rendit”, ka shtuar ai.

Kryeministri Thaçi është lutur edhe për shërimin e policit të plagosur.

“E kemi një pjesëtar të plagosur rëndë. E di që mjekët janë duke bërë gjithçka për t’ia shpëtuar jetën, edhe policëve tjerë, e që ndihma e shtetit do të jetë në shërimin e tyre. Sonte, lutjet e mia dhe të popullit të Kosovës janë për policët e lënduar. Uroj që të shërohen shpejtë dhe të vazhdojnë të jenë shembull në mbrojtjen e rendit dhe ligjit”.

Ai më pas ka falënderuar edhe kontributin e KFOR-it.

“Shpreh konsideratën dhe respektin e të gjithë ushtarëve të KFOR-it që u përkujdesen për ta ruajtur qetësinë”.

“Tokës i japin jetë njerëzit që jetojnë në të. I falënderojë qytetarët në Mitrovicë. Edhe qytetarëve serbë, veprimet nuk janë drejtuar kundër jush, por në shërbim të sigurisë suaj, paqes stabilitetit për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës”.

Vendimi i mbrëmshëm ai ka thënë se ka qenë jo i lehtë, por i drejtë.

“Veprim i domosdoshëm. Në fund të fundit si kryeministër kam përgjegjësi morale kushtetuese dhe ligjore”.

“Jam i bindur se kemi marrë vendimin më të drejtë të mundshëm. Nuk mund të tolerojmë përjetësisht që sovraniteti ynë të cenohet”, ka shtuar ai.

“Jemi munduar që përmes dialogut me Serbinë t’i zgjidhim shumë probleme praktike, përderisa kemi kërkuar bashkëpunim”.

Thaçi ka ftuar qytetarët e Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi. “Keni besim tek institucionet e Kosovës. Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Ju ftoj për unifikimin qytetar e politik, të bashkuar që të kemi sukses”.

Ai më tej i ka bërë thirrje Beogradit që të reflektojë dhe të evropianizojë qasjen me Kosovën dhe rajonin. Kjo sipas tij është në interes të perspektivës euroatlantike.

“Ne si shtet i Kosovës me legjitimitetin e plotë punojmë për hapjen e kufijve dhe asnjë rrethanë për ndryshimin e kufijve”, ka thënë kryeministri Thaçi në konferencën e parë për media, pas dhënies së vendimit për ndërhyrjen e policisë speciale për vënien nën kontroll të pikave kufitare numër 1 dhe 31.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close