Publikuar me datën: Sun, Oct 9th, 2011

“Cooper, mos fol për veriun, se të injorojmë”

Nëse Robert Cooper ka vendosur të flasë për veriun kur të mbërrijë të hënën në Prishtinë, atëherë nuk do të ketë zyrtarë qeveritarë në Kosovë që do ta dëgjojë. Me të do të diskutojnë vetëm aspekte të karakterit praktik të përfshira në dialogun me Serbinë.

Dy zëvendëskryeministra të Kosovës, Edita Tahiri e Hajredin Kuçi, i kanë thënë “Kohës Ditore” të shtunën se me ndërmjetësin evropian të dialogut do të flasin vetëm për temat që u dështua të qiteshin në tryezë të dialogut teknik në fund të shtatorit, kur në Bruksel nuk u paraqit delegacioni serb. Rikthimin në dialog Beogradi zyrtar e ka kushtëzuar me gjetjen e një zgjidhjeje për veriun e Kosovës, ku serbë të kësaj pjese kanë vënë barrikada nëpër rrugë si shenjë proteste për vendosjen e policëve dhe doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë.

“Nuk do të diskutohet për çështje të brendshme”, ka thënë shkurt Kuçi.

Tahiri që drejton delegacionin kosovar në dialog, ka arsyetuar gjatë refuzimin e palës kosovare për të mos diskutuar me kurrkënd për çështje të brendshme të shtetit.

“Çështjet politike, përfshirë edhe çështjet e pikave doganore, dalin jashtë mandatit të dialogut teknik”, ka thënë Tahiri. “Çështjet që janë jashtë mandatit të dialogut teknik s’kemi çka i bisedojmë”.

Cooper ka qenë të premten në Beograd, ku ka zhvilluar një takim katërorësh me shefin e delegacionit serb në dialogun teknik me Kosovën, Borislav Stefanoviq. Ka takuar edhe zyrtarë të tjerë serbë. Por, nuk ka dhënë kurrfarë prononcimi për media sa u takon çështjeve që i ka diskutuar me ta.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close