Publikuar me datën: Tue, Mar 15th, 2011

“Avullohen” 10 milionë euro mallra në veri

Vetëm gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, buxheti i Kosovës është dëmtuar me 1 milion euro nga kontrabanda e mallrave në veri të Mitrovicës, pasi që një sasi mallrash që kanë hyrë në atë pjesë nga Serbia, nuk janë zhdoganuar në terminalin doganor në pjesën jugore të qytetit.

Burime të gazetës “Zëri” brenda Doganave të Kosovës kanë thënë se vetëm në dy muajt e parë të këtij viti rreth 10 milionë euro mallra janë regjistruar nga doganierët e EULEX-it, por të njëjtat nuk janë paraqitur për zhdoganim te Doganat e Kosovës në jug. Nga kjo vlerë e mallrave janë shmangur rreth 1 milion euro obligime doganore.

“Gjatë dy muajve të parë të këtij viti Doganat janë dëmtuar me 1 milion euro si pasojë e shmangies së zhdoganimit të mallrave”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, këto të dhëna janë marrë nga doganierët e EULEX-it, e cila u ka dërguar raportin për hyrjen e mallrave në kufi gjatë muajit janar dhe shkurt 2011.

“Një pjesë e këtyre mallrave ndalen në qytetet veriore të Mitrovicës, ku disa mallra konsumohen në atë pjesë, ndërsa disa mallra shpërndahen më pas ilegalisht në pjesët tjera të vendit”, ka potencuar ai.

Ndërsa zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, baza doganore e mallrave që ka hyrë në Kosovë nëpër pikat doganore 1 dhe 31 është 53.4 milionë euro, ndërsa të hyrat doganore janë 9 milionë euro.

Sa u përket dëmtimeve nga Veriu i Mitrovicës, ai ka thënë se doganat në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it dhe atë të Kosovës, janë duke punuar ngushtë në eliminimin sa më të madh të humbjeve në atë pjesë.

Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se Veriu i Kosovës është vrimë e zezë dhe është shumë i dëmshëm për buxhetin e Kosovës, ku vlera e taksave që mund të paguhet nga mallrat që hyjnë në atë pjesë mund të jetë diku 50 milionë euro.

Në dy pikat kufitare në veri, sipas tij, duhet të ketë kontroll më të madh, jo vetëm të dokumenteve, por kontrollim sipas mostrave dhe kodit doganor.

“Mund të ketë edhe depo të cilat shfrytëzohen për shpërndarjen e mallit brenda territorit, i cili hyn dhe nuk zhdoganohet, pastaj i rregullohen dokumentet në Veri dhe ky mall shpërndahet si i ligjshëm brenda territorit të Kosovës”, ka potencuar Rukiqi, duke shtuar se këtu duhet të jetë një rol më i madh i Policisë, ATK-së, inspektorëve dhe autoriteteve tjera shtetërore.

 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se mallrat që hyjnë në Veri të Kosovës dhe shiten në atë pjesë, të cilat kanë hyrë pa doganë, pa TVSH dhe pa akcizë, mund të jenë mbi 50 për qind të mallrave të deklaruara zyrtarisht.

“Nga kjo del se Kosova është një ‘oazë’ e krimit të organizuar, e informalitetit dhe të gjitha këto merren në raportet e ndryshme të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, se Kosova për të bërë biznes është larg vendeve tjera”, ka potencuar ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close